Vera është sezoni i diellit, pushimeve dhe fatkeqësisht, edhe i pickimeve nga insektet.
Nga mushkonjat e zakonshme deri te bletët apo grerëzat, pickimet mund të jenë nga bezdisëse deri në shqetësuese. Por çfarë duhet të bëjmë menjëherë pas një pickimi?
Ja disa hapa të thjeshtë por të rëndësishëm për të reaguar siç duhet.
1. Qëndroni të qetë dhe analizoni situatën
Në shumicën e rasteve, pickimet nga insektet janë të padëmshme dhe kalojnë vetë. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë ju ka pickuar, nëse është thjesht një mushkonjë apo një insekt me thumb (si bleta apo grerëza).
2. Hiqni thumbin nëse ka mbetur në lëkurë
Në rastin e pickimeve nga bletët, thumbi shpesh mbetet në lëkurë. Përdorni një kartë plastike ose një mjet të sheshtë (jo pincë) për ta hequr lehtë, duke shmangur shtrydhjen që mund të përhapë më shumë helm.
3. Lani vendin e pickimit
Pastrimi me ujë të bollshëm dhe sapun ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Kjo është një ndër hapat më të rëndësishëm dhe që shpesh neglizhohet.
4. Përdorni kompresë të ftohtë
Një leckë me akull apo një kompresë e ftohtë mbi vendin e pickimit ndihmon për të reduktuar enjtjen dhe kruarjen. Mbajeni për 10-15 minuta.
5. Aplikoni krem kundër kruarjes
Përdorni krem antihistaminik ose locione me aloe vera për të qetësuar lëkurën. Në raste më të forta, mund të përdorni edhe krem me kortizon, sipas këshillës së farmacistit apo mjekut.
6. Monitoroni për reagime alergjike
Nëse vini re shenja si fryrje e tepërt, vështirësi në frymëmarrje, marramendje apo skuqje të përhapur, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë, këto mund të jenë shenja të një reaksioni alergjik serioz.
7. Mbroni veten nga pickimet në të ardhmen
Vishni rroba që mbulojnë trupin gjatë shëtitjeve në natyrë, përdorni sprej kundër insekteve dhe shmangni qëndrimin pranë zonave me shumë bimësi ose ujëra të ndenjura, ku insektet shumohen më shumë