SHBA dhe Kina bien dakord për shumë pak gjëra sot, por ekziston një pikë ku të dy palët ndajnë të njëjtin vizion: bota po shndërrohet në një sistem multipolar. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio e ka quajtur dominimin e dikurshëm të SHBA-s një “anomali të epokës pas Luftës së Ftohtë”. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka deklaruar se “një botë multipolare është jo vetëm e pashmangshme, por tashmë realitet”.
Megjithatë, kuptimet e multipolaritetit ndryshojnë rënjësisht. Trump dhe ekipi i tij përshkruajnë një botë ku fuqitë e mëdha ndjekin interesat e veta dhe ndajnë sfera ndikimi. Kina, në anën tjetër, e sheh si një mundësi për të zgjeruar ndikimin e saj global, duke reduktuar atë amerikan, duke e lëhtësuar presionin ndaj autokracive, dhe duke shfrytëzuar boshllëqet që lënë SHBA-të në rëndin botërori.
Kjo epokë e re përshkruhet nga Gewirtz si “multipolaritet mercenar”: një rend i ri i fuqive të mëdha që ndjekin interesin e vet, shpesh në dëm të të tjerëve dhe të vetë bashkëpunimit global.
Një strategji e fshehur që po jep frutet
Analistja amerikane Oriana Mastro në librin Upstart argumenton se ngritja e Kinës si superfuqi ka ndodhur jo sepse ka ndjekur rrugën amerikane, por sepse ka shmangur me kujdes hapat që do të provokonin SHBA-në. Kina ka ndërtuar porte të dobishme komerciale në vend të bazave ushtarake, ka trajnua forcat e policisë lokale në vend të ushtrive të huaja, dhe ka paraqitur veprimet e saj si “ngritje paqësore”.
Në të njëjtën kohë, ka zhvilluar fuqi diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të jashtëzakonshme. Deri tani, kjo strategji ka funksionuar: SHBA nuk e ka trajtuar Kinën si rivale të drejtpërdrejtë deri në vitet e fundit, duke i dhënë Pekinit hapësirë të manovrojë.
Trump, aleati i padashur i strategjisë kineze
Mandati i dytë i Trump po i jep Kinës gjithçka që ajo ka ëndërruar: çmontimin e institucioneve globale, braktisjen e aleatëve tradicionalë të SHBA-s dhe minimin e avantazheve që dikur e bënin Amerikën faktor dominues. Pasi Trump vendosi tarifa në vendet e Azisë Juglindore, Xi Jinping përshkoi rajonin duke nënshkruar marrëveshje të reja. Në Evropë, Kina po i afron vendet e lodhura nga presioni amerikan me oferta tregtare dhe koncesione.
Diskursi në shërbim të Pekinit
Zhou Bo, kolonel i dalë në pension i PLA-s dhe autor i Should the World Fear China?, ofron në librin e tij një linjë të qartë propagandistike: Kina nuk po e rrëzon rëndin botërori, por po e reformon për më mirë. Ai lavdërë strukturat alternative si BRICS dhe SCO, dhe ironizon Perëndimin si triumfalist.
Megjithë pretendimet se Kina është forcë stabilizuese, shembujt praktikë tregojnë të kundërtën: që nga sulmet me topa uji ndaj anijeve filipinase, te përkrahja indirekte ndaj Rusisë në Ukrainë, Pekini po sillet si një fuqi e pamatur, por e llogaritur.
Rendi i ri pa rend
Nëse kjo prirje vazhdon, rreziku nuk është vetëm një rend i ri autoritar, por edhe fragmentimi total i rendit global. Nëse vendet ndihen të detyruara të zgjedhin mes superfuqish egoiste dhe transaksionale, ato mund të mos i besojnë më askujt, duke dobësuar bashkëpunimin për paqe, zhvillim apo kontroll teknologjik e ushtarak.
Konkluzion
Kina po fiton, jo vetëm sepse është e fuqishme, por sepse SHBA po i jep vetë terrenin. Nëse Uashingtoni nuk arrin të rindërtojë aleancat, të rikthejë kredibilitetin dhe të kuptojë se fuqia e saj ka qënë gjithmonë e lidhur me rëndin që ajo vetë ndërtoi, atëherë bota e nesërme nuk do të jetë as e lirë, as e ndërvarur, por një treg i madh i kaosit gjeopolitik ku Pekini vendos rregullat sipas interesit të vet.