FLASH :

Si në filmat e Hollivudit/ Trafikanti me papaq ia mbath nëpër ara nga tmerri i policisë së Prodës në Fier, i kapen disa fara kanabisi

Dy vëllezër të përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pas një operacioni të koduar “Implicazione”.

Në qendër të operacionit ishin Kosta dhe Elton Shabanaj, të cilëve, gjatë kontrollit në banesën e tyre në fshatin Ngjeqar, iu gjetën dhe sekuestruan:
– 2 armë zjarri automatikë
– 3 krehra
– 1 thikë
– doza të kanabisit
– 200 fara kanabisi
– 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë

Pamjet e kapura me dron tregojnë momentin kur Elton Shabanaj tenton të largohet me vrap nëpër ara, sapo sheh shërbimet e policisë. Por përpjekja e tij për t’u arratisur rezultoi e pasuksesshme, pasi u kap menjëherë nga efektivët.

Policia e Fierit vijon hetimet për të zbardhur të gjitha hallkat e përfshira në këtë veprimtari kriminale, ndërsa dy vëllezërit pritet të përballen me disa akuza të rënda, përfshirë kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Fier dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, për shtetas të cilët prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe posedonin armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Implicazione”.  

Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasit K. Sh., 47 vjeç dhe E. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar. Shtetasi E. Sh., sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë.  

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Sh. iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në fshatin ku banonte. 

Nga kontrollet e kryera në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Ngjeqar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.