FLASH :

Si e bleu Diddy videon e vetme të dhunës ndaj Cassie Ventura me një qese letre me 100 mijë dollarë cash

Një roje sigurie ka rrëfyer në gjyqin për trafik seksual ndaj Sean “Diddy” Combs, se si reperi i turpëruar i numëroi 100 mijë dollarë në para të gatshme nga një qese letre për të blerë kopjen e vetme të një videoje ku shihej duke rrahur ish-të dashurën e tij, Cassie Ventura.

Eddy Garcia, i punësuar në hotelin InterContinental në Los Anxhelos, tregoi me detaje sesi Diddy përdori një makinë numërimi për të llogaritur shumën e ryshfetit në vitin 2016. Garcia rrëfeu se e quajti “Eddy, engjëlli im” pasi fshiu pamjet nga serverat dhe ia dha atij në një USB. Por një tjetër roje kishte bërë fshehurazi një kopje të videos, që u publikua nga CNN në vitin 2024 – duke çuar në rënien dhe arrestimin e Diddy-t.

Combs, 55 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për trafik seksual, rrëmbim dhe nxitje në prostitucion.

Në ditën e 15-të të gjyqit, një grua u dëbua nga salla gjyqësore teksa bërtiste: “Diddy, këta po qeshin me ty”, ndërsa ai e ndoqi skenën dhe tundte kokën.

Sipas dëshmisë së Garcia-s, incidenti ndodhi më 5 mars 2016, gjatë një “Freak Off” – një ngjarje intime ku Cassie kryente marrëdhënie me një eskortë meshkuj përballë Diddy-t. Por në një moment ajo tentoi të largohej dhe pamjet e kamerave tregojnë se Diddy e ndoqi me peshqir, e tërhoqi nga flokët, e rrëzoi në tokë dhe e goditi me shkelma.

Garcia tregoi se Diddy, i shqetësuar, i telefonoi dhe i kërkoi videon, duke pretenduar se kishte qenë i dehur dhe nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur. Garcia refuzoi, por Diddy u zotua se do ta “shpërblente”. Më pas, kreu i sigurisë së hotelit, Bill Medrano, pranoi ta nxirrte videon nga serveri për 50 mijë dollarë. Të nesërmen, Garcia e mori USB-në me videon dhe ia dorëzoi Diddy-t në një apartament në LA.

Aty, Garcia dëshmoi se Diddy nxori një qese letre dhe një makinë numërimi parash. Ai futi tufat me dollarë në makinë – në total 100 mijë dollarë, përtej shumës së rënë dakord. “Ai tha se do na merrte me të mirë të gjithëve”, rrëfeu Garcia. Ai mori 30 mijë dollarë, Medrano 50 mijë dhe një tjetër roje 20 mijë. “Më tha të mos bëja blerje të mëdha që të mos tërhiqja vëmendje”, tha Garcia.

Ai firmosi gjithashtu një marrëveshje konfidencialiteti ku parashikohej një gjobë prej 1 milion dollarësh nëse do e shkelte, ndërsa paga e tij në atë kohë ishte vetëm 10.50 dollarë në orë.

Videoja e dhunës ndaj Cassie u transmetua për herë të parë në vitin 2024, duke dëshmuar se një tjetër kopje ekzistonte – ajo që sipas Garcia-s, ishte bërë nga një tjetër roje sigurie që e kishte ruajtur fshehurazi.