FLASH :

“Shurdhon turistët me muzikë për TikTok” – Influencerja përzihet nga restoranti luksoz në Monte Carlo

Një situatë absurde është filmuar në Monte Carlo, ku një influencere “e pacipë” u përzu me forcë nga një restorant luksoz për shkak se po bënte video për TikTok me muzikë të lartë, duke shqetësuar klientët përreth.

Blogerja e udhëtimeve Aubrey Bella, e cila po shijonte një drekë pranë kazinosë së famshme në qendër të Monakos, filmoi momentin kur një grua e panjohur vendosi një tripod dhe ring-light direkt përpara tavolinës së saj, duke bllokuar pamjen dhe duke lëshuar muzikë me volum të lartë për më shumë se një orë.

“Kur thjesht do të relaksohesh në pushime, por ‘influencerët’ janë të lirë në natyrë gjithashtu,” shkroi Aubrey në rrjete sociale.

Sipas saj, menaxheri i restorantit i kërkoi tri herë të largohej, para se të njoftohej sigurimi. Ajo u detyrua të fshinte videot dhe u shoqërua jashtë, për shkak se në sfondin e pamjeve të saj kishte klientë të profilit të lartë.

E veshur me një fustan të bardhë saten, influencerja thuhet se u tregua arrogante edhe ndaj turistëve të tjerë duke i urdhëruar të lëviznin nga pamja. “Bombastic side-eye kur është ajo në faj!” komentuan ndjekësit. “E meritoi,” shtoi një tjetër.

Skandal tjetër në Monte Carlo:
Në një tjetër episod viral nga Monako, një turiste australiane mbeti e habitur kur i dorëzuan një menu pa çmime në restorantin me yll Michelin, Le Grill. Ndërsa partneri i saj mori menunë me çmime të plota – një praktikë që ajo e quajti diskriminuese dhe seksiste.

Videoja e saj mori mbi 22 milionë shikime, ndërsa çmimet për ushqimet në këtë restorant kapnin shifra marramendëse: 320 euro për kavjarin, 110 euro për peshkun e detit, dhe 18 euro për një pjatë me patate.

Menaxheri i restorantit justifikoi praktikën duke thënë se menuja me çmime u dorëzohet zakonisht atyre që bëjnë rezervimin, që shpesh janë burra.

Monako, vendi i ultra-pasanikëve, por jo pa dramë në TikTok.