FLASH :

Shtyhet seanca e Erion Veliajt, avokatët kërkojnë të njihen me provat te reja.

Dita e sotme ishte parashikuar të ishte ajo kur të merrej vendimi për kryebashkiakun e Tiranës, z. Erion Veliaj.

Por duket se kjo seancë gjyqësore është shtyrë për nesër në orën 12:30. Është njoftuar se avokatët janë informuar për disa prova të reja nga prokurori Ols Dado, të cilat duket se kanë krijuar një turbulencë. Avokatët kanë refuzuar të flasin me mediat, por është e dukshme shqetësimi i tyre nga mënyra se si kanë reaguar ndaj këtyre provave.

Kjo situatë është një përsëritje e ngjarjeve, pasi e njëjta ka ndodhur edhe dje, gjatë seancës për Ajola Xoxen, e cila kërkoi heqjen e sekuestrove nga llogaritë e saj bankare.