Detaje të reja janë zbuluar mbi samitin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, i cili do të zhvillohet të premten në Anchorage, qyteti më i madh i Alaskës. Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA, ishte Putin ai që kërkoi fillimisht takimin ballë për ballë. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se biseda do të jetë “një-on-një” dhe e ka cilësuar si një “ushtrim dëgjimi” dhe një mision për mbledhje informacioni.
Ndërsa Ukraina nuk do të jetë e pranishme në tryezë, Trump pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën, ku do të marrin pjesë edhe liderë europianë. Përgatitjet për takimin po koordinohen nga Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe homologu i tij rus Sergey Lavrov, të cilët kanë komunikuar me telefon. Nga ana e tij, Putin ka informuar edhe liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mbi temat që do të diskutohen me Trump.