Një poster i modifikuar që e shfaq Presidentin Donald Trump si Superman ka ndezur rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta pasi u shpërnda zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë. Në imazh, fytyra e Trump është montuar mbi trupin e skalitur të “Njeriut prej Çeliku” të DC Comics, i rrethuar nga sloganët “E vërteta, Drejtësia dhe Mënyra Amerikane” dhe “Një Presidencë Trump”.
Posteri u publikua të enjten në mbrëmje, në të njëjtën kohë me premierën e filmit të ri Superman në kinema, dhe përmbante mbishkrimin “Simboli i shpresës. E vërteta. Drejtësia. Mënyra amerikane.” Mbi 20,000 përdorues të platformës X (ish-Twitter) reaguan menjëherë, duke e përshkruar imazhin si qesharak, por edhe si një përpjekje për heroizim të tepruar. “Nuk e imagjinoja ndonjëherë që Shtëpia e Bardhë do të bëhej një shaka,” shkruan një komentues, ndërsa një tjetër ironizonte: “E mrekullueshme. Një epokë e re heronjsh ka ardhur mbi ne.”
