Një incident i pazakontë është filmuar në rrugët e Francës, ku një shqiptar bie pre e një rrengu dhe reagimi i tij shpërthen rrjetin.
Në pamje shfaqet një djalë me kapuç dhe veshje sportive që ecën i qetë në rrugë, kur papritur i afrohet një prankster francez dhe bën një lëvizje provokuese me dorë, si për ta trembur. Shqiptari reagon menjëherë, e shtyn autorin e rrengut me forcë dhe e përball me fjalë të ashpra, duke e bërë të tërhiqet i habitur.
Pamja përfundon me tension, ndërsa filmuesi qesh në prapaskenë, por shikuesit në rrjet kanë reaguar ndryshe, shumë prej tyre mbështesin shqiptarin, duke e quajtur reagimin e tij “të merituar” dhe një përgjigje ndaj provokimeve të tepërta.