FLASH :

Shqiptari nga Tirana shkon në Prishtinë dhe shkel flamurin e Kosovës, debaton me bashkëkombësin

Një qytetar nga Tirana ka ndërmarrë një aksion që ka nxitur edhe reagimin e qytetarëve në sheshin e Prishtinës të mërkurën, i cili dhe është arrestuar për këtë veprim.

Sipas pamjeve që janë shpërndarë në rrjetet sociale, qytetari me veshje dhe flamur kuqezi shkel flamurin e Kosovës dhe thotë se këtë po e bën për bashkim kombëtar.

Një qytetar, teksa e incizon, i thotë se shkelja e flamurit të Kosovës përbën vepër penale dhe sanksionohet sipas ligjit.

“S’më intereson, po e bëj për bashkim kombëtar”, dëgjohet të përgjigjet qytetari nga Tirana.

E Ramadan Nishori, burri i parë që rrëfeu dhunën seksuale e përjetuar gjatë luftës, u konfrontua me të dhe ia mori flamurin e Kosovës, duke i thënë se “nuk guxon me ma shkel flamurin tim”.