FLASH :

Shqiptarët përleshen me thika në Selanik, dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë me të plagosur ka ndodhur ditën e djeshme në mes të Selanikut në Greqi, 

 një prej të cilëve në gjendje të rëndë. Dy persona të moshës 33 dhe 26 vjeç, me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme.

Sipas informacioneve, dy personat janë përplasur për një arsye të panjohura. Policia e vendit fqinj nuk i ka publikuar emrat e personave të përfshirë në ngjarje ndërkohë informoi se një prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës në lidhje me ngjarjen. Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA.

Hetuesit kanë siguruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për dinamikën e përleshjes, ku në një moment dallohet një prej shqiptarëve teksa bie në asfalt pas goditjes me thikë.