Një detaj i vogël ka mjaftuar për të ndezur tifozët shqiptarë. Gjatë fotosesionit zyrtar të Real Madrid për Ligën e Kampionëve, futbollisti Rodri është shfaqur duke mbajtur në duar shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar të shqiptarëve.
Pamja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat shqiptarë kanë “tërbuar” komentet, duke e përshëndetur gjestin e futbollistit madrilen. Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë si një “mesazh respekti” dhe një moment krenarie.
Real Madrid publikoi setin fotografik duke paralajmëruar nisjen e një tjetër aventure drejt lavdisë europiane:
“Ja ku jemi, Madridistas – fotosesioni zyrtar i klubit ndërsa përgatitemi për një tjetër rrugëtim drejt lavdisë europiane! Skena është gati dhe djemtë janë të përgatitur të përfaqësojnë me krenari stemën. Le të shkojmë, Real Madrid!”
Nuk munguan edhe komentet e tifozëve shqiptarë, të cilët e vërshuan foton e publikuar në Instagram me mesazhe kuqezi, duke e quajtur Rodrin “vëlla shqiptar” dhe duke i vendosur flamujt kombëtarë në çdo reagim.
Ky detaj e ka kthyer mesfushorin madrilen në një nga emrat më të përfolur të ditës në rrjetet sociale shqiptare.

