Në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri të qeverisë në mandatin e tij të katërt, ku risia më e madhe është “Diella”, ministrja e parë në botë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Diella, e cila “ka filluar punë” që nga janari si asistente virtuale në portalin qeveritar e-Albania, do të marrë rolin e ministres për Prokurimet Publike me misionin për të bërë tenderat shtetërorë 100% të pastër nga korrupsioni.
Sipas Ramës, vendimmarrja për tenderat do të largohet gradualisht nga ministritë dhe do t’i besohet Diellës, e cila do të analizojë çdo procedurë dhe ofertë në mënyrë të paanshme. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë si një hap historik:
“Shqipëria po bëhet vendi ku teknologjia nuk është vetëm mjet, por pjesë aktive e qeverisjes”.
Ndërkohë, ky është kabineti i ri i plotë qeveritar:
Edi Rama – Kryeministër
Belinda Balluku – Zv.kryeministre dhe Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës
Albana Koçiu – Ministre e Brendshme
Elisa Spiropali – Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj – Ministër i Financave
Blendi Gonxhja – Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit
Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
Diella – Ministre e Prokurimeve Publike
Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka – Kryenegociatore për Integrimin
Adea Pirdeni – Zv.kryenegociatore
Toni Gogu – Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Vendimi për të patur një ministre nga Inteligjenca Artificiale ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare, me The Guardian që shkroi për “ministren e parë virtuale në botë”, ndërsa disa kritikë në rrjete sociale ironizuan duke thënë: “Edhe Diella do korruptohet në Shqipëri”.