Edhe gjatë natës shumë vatra zjarri kanë qenë aktive në vendin tonë. Në zonën e mbrojtur të Syrit të Kaltër në bashkinë Finiq, zjarri është shuar gjatë natës. Por vatra është zhvendosur drejt fshatit Pecë.
Shuhet zjarri te Syri i Kaltër në Finiq
Gjatë gjithë natës sherbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës, Sarandës dhe banorë të zonës kanë qenë në përpjekje për shuarjen e zjarrit. Për shkak të terrenit të thyer dhe malor vështirësitë e zjarrfikësve kanë qenë të shumta. Për të evituar çdo situatë rreziku nga zjarri është bërë evakuimi i banorëve nga fshati.
Në shtimin e zjarrit ka ndikuar shumë edhe era që frynte. Madje flakët e zjarrit arritën deri në rrugën nacionale. Mëngjesin e sotëm dy helikopterë kanë nisur shuarjen e zjarrit nga ajri. Situata e zjarreve ne qarkun e Elbasanit vijon te mbetet kritike.
Situatë e rënduar në Gramsh e Librazhd
Sipas informacioneve te deri tanishme vijon te mbetet aktive vatra e zjarrit ne fshatrat Snosem e Sojnik te njesise administrative Kukur te bashkise Gramsh. Ende nuk eshte arritur neutralizimi i flakeve për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.
Ngjarja ka ngritur shqetësim të madh mes banorëve të fshatit Sojnik dhe zonave përreth, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme drejt zonave të banuara mbetet i lartë.
Zjarr aktiv është dhe në fshatin Hotolisht në bashkinë Librazhd, ku forcat e emergjencave po punojnë për të shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve në zona të banuara. Pasditen e të hënës, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Xath në bashkinë Fushë-Arrëz.
Zjarri ka hyrë në brendësi të zonës së banuar duke kërcënuar dhjetëra shtëpi. Flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi, duke e vështirësuar më tepër situatën në terren për forcat e ndërhyrjes.