Nga Spartak Ngjela.
Deri tani, të gjithë kryeministrat e Shqipërisë, me përjashtim të Ismail Qemalit, është e provuar se kanë qenë skizofrenë.
Selani kapi gruan në tradhti me një tjetër dhe e vrau.
Simoni mori gruan më të bukur të Tiranës, por nuk bënte dot seks me të, dhe ajo e la.
Demsi i mori gruan Rukos, por ajo pas dy muajsh u kthye sërish tek Rukoja.
Rama mori pushtetin, por nuk di të bëjë asgjë. Dhe nuk çan kokën fare sepse përballë ka një konkurent, i cili është nongrata në Amerikë.
Enver Hoxha mori partinë e pastaj mori ushtrinë në luftë e me ushtrinë e luftës mori pushtetin, por i vrau të gjithë kundërshtarët politik.
Pushteti është imi, thoshte Hoxha me monologun e tij të brendshëm dhe ju jeni skllevër në sistemin tim mendor. Hoxha ishte vrasës pat’hologjik, dhe e ka tradhtuar mënyra sesi ai vetë personalisht akuzonte kundërshtarin e tij politik.
Shqiptarët ende mendjen e kanë që të vrasin kundërshtarin, por tani nuk i lejon koha politike.
Rama thotë: vetëm unë mund ta antarësoj Shqipërinë në Bashkimin Evropian – se kuptohet që është në delir.
Deri tani, të gjithë kryeministrat e Shqipërisë, me përjashtim të Ismail Qemalit, është e provuar se kanë qenë skizofrenë.
Ekspertët e thellë të çështjes evropiane thonë se BE nuk do ta pranojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, dhe sot krerët e Evropës thonë që e kemi amanet historik të ekspertizës së lartë që na ka thënë: Kurrë nuk do ta lejojmë Shqipërinë që të shkojë edhe një herë tjetër te Teuta e Madhe.
Vetëm Teuta e Madhe ishte ajo që ia arriti qëllimit të krijonte Shqipërinë e Madhe.
Gjermanët e krijuan edhe ata Shqipërinë e Teutës, por humbën Luftën e Dytë Botërore.
Edhe amerikanët sot tek Shqipëria e Teutës së Madhe duan të shkojnë, kjo kuptohet, por nuk janë në unison krerët e Shqipërisë dhe Kosovës: Rama dhe Kurti.
Kurse…
Saliu i thotë Beogradit: unë i bëra të gjitha, por nuk e skllavërova dot Shqipërinë tek ju, sepse ju keni shekuj e shekuj që keni kompleks inferioriteti ndaj shqiptarëve.
Ju shqiptarët ne ju morëm në vitin 1944, thonë serbët, por na ikët, sepse ne gabuam që nuk vramë Enver Hoxhën; dhe këtu tek ne do ishit tani.
Serbët po bëjnë çmos që të sjellin Saliun në pushtet absolut në Shqipëri, por tani kanë frikë nga politika amerikane.
Koha, që nga Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Austro- Hungareze, dhe Gjermania Naziste, kanë aspiruar për një perandori albaneze, të cilën e kishin shumë frikë nëse ajo krijohej, dhe frika u është përcjellë nga Piroja i Epirit dhe Aleksandri i Maqedonisë, por sigurisht edhe nga fama historike e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ne kishim shpresë te Trump që të vinim te ju, i thotë Saliu Beogradit, kurse Viçët e Beogradit qeshin me Saliun, sepse e dinin që edhe Trump donte Shqipërinë e Madhe.
Historiani Maksimus ka thënë që kot lodhen serbët, sepse Amerika për Shqipërinë ka marrë si interes politikën e Austrisë dhe Gjermanisë hitleriane për të krijuar Shqipërinë e Madhe.
Kurse historiani Maksimus tha para ca ditësh që Shqipëria e Teutës së Madhe është në krijim e sipër.
Por, Shqipëria etnike ka një pengesë sot.
Pengesa është kryeministri Rama i Shqipërisë, por ai do të likuidohet.
Historianin Maksimus e pyetën se përse Serbia ka mëse 150 vite që i trembet bashkimit të shqiptarëve në një shtet të madh?
Historiani Maksimus u tha: Është Shqipëria e Madhe që u del serbëve në ëndërr dhe i tmerron tre herë në javë. Dhe ajo do të krijohet sepse nuk varet nga politika, sepse Shqipëria etnike është magji historike që ka ardhur nga Piroja i Epirit, te Teuta e Madhe, dhe nga Teuta e Madhe te Shqipëria etnike që formuan gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.
Të gjithë njerëzit e mëdhenj të epokave evropiane kanë dashur Shqipërinë Etnike.
Koha është kthyer sërish këtu me Trump-in në Uashington dhe forcën e Gjermanisë në Evropën e sotme.