Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali në një konferencë për shtyp nga kryeministria, ka mbajtur një deklaratë lidhur me ftesën zyrtare që i është bërë Shqipërisë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, për të qenë vend anëtar themelues i Bordit të Paqes. Ky bord do të shërbejë si qeveri tranzitore për të qeverisur Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.
Spiropali gjithashtu ka komentuar dhe pretendimet për pagesa 1 miliardë dollarë për të ruajtur karrigen në bord, apo me palestinezë që do të strehohen në Shqipëri, duke i mohuar e duke shtuar se janë produkt i armiqve politikë.
“Presidenti i SHBA Donald Trump përmes një letre për kryeministrin, ka ftuar Shqipërinë për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar në cilësinë e vendit anëtar themelues. Në krye duhet pranuar se kjo ftesë është një vlerësim i lartë, për rolin që Shqipëria ka marrë ndër vite në çështjet e paqes, në rajon dhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare. Eta është dhe një vlerësim i drejtpërdrejtë për lidershimin e Ramës që është ftuar personalisht si anëtar i Bordit të Paqes.
Ky lajm i mirë për Shqipërinë është pasur nga një lum marrëzish. Ndërkohë që Shqipëria ftohet si një bashkëthemeluese e në mekanizmi të ri ndërkombëtar që synon ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Rripin e Gazës, opinioni publik sulmohet nga brenda nga fantazi të kundërshtarëve të kësaj qeverie.
Në Tiranë plas marazi e marrin dhenë lloj lloj tregimesh me miliarda dollarë që do paguajmë, me palestinezë që do të sjellim në Shqipëri”, tha Spiropali.








