Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po përballen me një ngadalësi të theksuar në rritjen e produktivitetit të punës, por Shqipëria mban vendin e fundit në Rajon për rendimentin për orë pune, sipas një raporti të fundit nga OECD. Gjatë periudhës 2020–2023, punonjësit shqiptarë prodhonin mesatarisht vetëm 18 USD për orë, krahasuar me një mesatare prej 27 USD në rajon dhe 68 USD në Bashkimin Evropian.
Ky rezultat lidhet ngushtë me strukturën joefikase të ekonomisë shqiptare, e dominuar nga bujqësia dhe tregtia me vlerë të ulët të shtuar, investime të ulëta në teknologji dhe mungesë inovacioni. OECD thekson se pa reforma të thella në arsim, trajnim dhe ndalimin e emigrimit të trurit, hendeku ekonomik me fqinjët dhe BE-në do të thellohet. Për Shqipërinë, nxitja e produktivitetit është tashmë një domosdoshmëri për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe paga dinjitoze.







