FLASH :

Shqipëri-Serbi mbyllet në “paqe”, Manaj humb penalltinë e jetës

Ka përfunduar ne Air Albania ne Tirane 0-0 takimi Shqiperi-Serbi, i vlefshëm per eliminatoret e Boterorit 2026. Djemtë e Silvinjos paten mundesine e arte ta mbyllnin pjesen e pare ne avantazh, pas nje penalltie te fituar me dinakëri nga Hysaj. Por Rei Manaj nuk arriti te tregohej i sakte nga pika e bardhë e 11 metershit, duke lejuar qe goditja e tij te pritej nga portieri serb.
Ndeshja ishte ne pergjithesi e ekuilibruar, me Shqipërinë qe u paraqit edhe ne 2-3 raste te tjera e rrezikshme prane portës kundërshtare.
Gjithsesi barazimi i le ende te gjitha letrat e hapura per ne botëror per te dyja kombëtaret.
Ndeshja u zhvillua e qete dhe pa probleme, me përjashtim te disa rasteve kur lojtaret e Serbisë u goditen me sende te vogla dhe arbitri e ndërpreu përkohësisht lojen, por fatmirësisht asgje serioze.