FLASH :

‘Shqipëri erdha!’/ Kristian Shpendi në promovimin nga FSHF-ja pas ftesës së Silvinjos

Kristian Shpendi ishte me fat në ftesën e tij të parë te Kombëtarja shqiptar.

Silvinjo nuk e kishte në listën e parë, sulmuesin që është pjesë e Çezenës në Serinë B.

Mungesa e Ernest Muçit bëri që të kishte një vend më tepër, i cili iu besua pikërisht Shpendit.

Ky i fundit iu bashkua kështu pjesës tjetër të skuadrës, ndërsa në prag janë ndeshjet me Gjibraltarin dhe Letoninë.

“Shqipëri erdha”, janë dy fjalët e vetme që thotë në videon e promovimit nga FSHF.

Dhe për të është një moment mjaft i veçantë, ndërsa pret minutat e para.