Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Sylvinho bëri një paraqitje te dobët dje duke debutuar me humbje në eliminatore per botërorin e 2026 ndaj Anglisë në stadiumin e mirënjohur Wembley.
Kuq e zinjtë nuk arritën dot të dilnin ne lojën e tyre,përballë një Anglie solide dhe kompakte e cila nuk i la në asnjë moment që të zhvillonin lojë.Edhe pse nuk zhvilluan një lojë spektakolare,Anglia me një sforcim minimal , e mposhti lehtësisht Shqipërine , me 2 gola të cilët mund të kishin qënë edhe më tepër , nëse ata do të kishin qënë më konkret para portës.Ndërkohe Kuq e Zinjtë me përjashtim te 2 rasteve sporadike , nuk arritën dot të sulmonin dhe vuajtën goxha që ta mbanin rezultatin në një humbje thjesht 2-0.
Do duhet të shihet reagimi i tyre i shpejtë në ndeshjen e rradhës ndaj Andorës , për të dhënë një sinjal shprese se kombëtarja mundet të ketë një shans per tu kualifikuar ne botëror.