FLASH :

Shqetësuese: Donald Trump: Përdorimi i paracetamolit në shtatzëni rrezik për autizmin!

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga gratë shtatzëna të mos përdorin ilaçin Tylenol (i njohur si paracetamol) duke thënë se mund të lidhet me autizmin te fëmijët. “Mos e merrni Tylenol. Luftoni me të madhe për të mos e marrë,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke theksuar ndjesinë e tij personale mbi këtë çështje.

Ai e përshkroi këtë si një “kërcënim serioz” dhe bëri thirrje për kufizimin e përdorimit të ilaçit, përveç rasteve mjekësore urgjente. Por komuniteti mjekësor ka reaguar me shqetësim.

Organizatat më të mëdha mjekësore në SHBA, përfshirë Kolegjin Amerikan të Gjinekologjisë, e cilësuan deklaratën e Trump të rrezikshme dhe të pavërtetë. “Paracetamoli është ndër të paktët ilaçe që janë të sigurta për gratë shtatzëna,” tha presidenti i organizatës, Steven Fleischman.

Ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që të lidhin acetaminofenin me autizmin. Studime të mëdha, përfshirë një të publikuar në JAMA në vitin 2024 me mbi 2 milionë fëmijë, nuk kanë gjetur lidhje të qartë mes Tylenol dhe çrregullimeve neurozhvillimore.

Sipas mjekëve, shumë gra shtatzëna në botë përdorin paracetamol për të ulur temperaturën apo lehtësuar dhimbjet, të cilat mund të jenë të dëmshme për foshnjën në bark.

Deklaratat e Trump, të mbështetura nga aktivisti antivaksinë Robert F. Kennedy Jr., përfshinë gjithashtu thirrje për shtyrjen e vaksinimit të foshnjave dhe fëmijëve deri në moshën 12 vjeç, gjë që mjekët e quajtën të papërgjegjshme.