Pranvera na fton për shëtitje në natyrë, por për shumë prej nesh, është edhe stina e teshtimave, syve që lotojnë dhe ndjesisë së rënduar të frymëmarrjes. Fatmirësisht, ushqyerja mund të ndihmojë më shumë seç mendoni.
Më poshtë janë disa ushqime të thjeshta që, sipas ekspertëve, mund të zvogëlojnë simptomat alergjike dhe të forcojnë mbrojtjen natyrale të trupit:
Arrat – ushqimi i lehtë që ju mbron
Arrat janë të pasura me magnez dhe vitaminë E, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe reduktimin e inflamacionit. Një grusht arra për mëngjes ose si meze pasditeje mund të jetë aleati juaj natyral kundër alergjive.
Një mollë në ditë i mban larg alergjitë
Mollët, sidomos kur konsumohen me lëkurë, janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh dhe kanë veti anti-inflamatore. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i mollëve lidhet me ulje të kollës, infeksioneve të frymëmarrjes dhe madje edhe simptomave të astmës.
Domatet – të shijshme dhe të dobishme
Domatet janë të mbushura me vitaminë C, e cila forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në reduktimin e ënjtjes. Ato kontribuojnë në mbrojtjen e trupit nga problemet e frymëmarrjes dhe krizat astmatike.
Peshku i yndyrshëm – aleat i fuqishëm kundër alergjive
Peshqit si salmoni, skumbri dhe sardelja përmbajnë acide yndyrore omega-3, të njohura për efektin e tyre anti-inflamator. Konsumimi i rregullt ndihmon jo vetëm në lehtësimin e alergjive, por edhe të ekzemës, artritit dhe astmës.