Pranë Liqenit të Dushkut, një zonë e mbrojtur në Gramsh, është neutralizuar një vatër zjarri që po përhapej me shpejtësi dhe konsiderohej më agresive se të tjerat në rajon. Falë angazhimit maksimal të ekipeve të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe punonjësve në terren, kurora e gjelbër e zonës u shpëtua nga flakët.
Ndërkohë, përpjekjet për shuarjen e zjarreve vijojnë në disa zona, me vatrën më të madhe aktualisht në malin e Komjanit. Autoritetet mbeten në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur mjedisin e zonave të mbrojtura.







