Helikopteri AS532 Cougar, i blerë nga buxheti i shtetit shqiptar dhe taksat e popullit, për rreth 80 milionë euro, është mjete i dedikuar për misione ushtarake, operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme, dhe evakuim mjekësor në situata të jashtëzakonshme, kur nuk ka asnjë tjetër mënyrë për të ndihmuar qytetarët shqiptarë.
Por rënia nga çatia e një prifti të Kishës Ortodokse në Korçë, mesditën e 20 majit 2025, duket se ka ndryshuar gjithë filozofinë e përdorimit të këtyre mjeteve strategjike. Me urdhër personal të Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ky lloj helikopteri Cougar u ngrit nga baza ushtarake dhe fluturoi për të transportuar priftin drejt spitalit.
A ishte kjo një emergjencë kombëtare?
Apo ndoshta një veprim për të ruajtur status quo-në politike me Kishën Ortodokse Greke dhe shtetin grek?
Por për qytetarët e zakonshëm, shpëtimi nuk vjen kaq mjeshtërisht nga qielli
Me dhjetëra raste të raportuara nga zonat malore të vendit – në Tropojë, Kukës, Dibër apo Theth – kur qytetarë shqiptarë kanë nevojë urgjente për ndihmë ajrore, shteti është përgjigjur me një helikopter minimalist, që i merr pak kohë të ngrihet për shkak të burokracive.
Por për një figurë të Kishës Ortodokse, me lidhje të forta me hierarkinë kishtare greke, shërbimi ushtarak shqiptar shndërrohet befas në ambulancë personale fluturuese.
Shqipëria ka një historik të gjatë marrëdhëniesh të tensionuara me Greqinë, siç janë çështjet e minoritetit grek, çështja Çame dhe politikat agresive të Greqisë për përfshirjen e Kishës Ortodokse Shqiptare nën ndikimin e saj të drejtpërdrejtë.
Nëse Qeveria Shqiptare do përdorë helikopterë Cougar duke transportuar nje individ të plagosur, si do funksionojë mbrojtja e atdheut?
Kjo mund të jetë edhe influencë e ish-ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, një figurë e lidhur ngushtë me zonën e Korçës dhe aktorët e rëndësishëm lokalë dhe rajonalë në Jug të Shqipërisë?
Edhe pse nuk është më në detyrë, influenca e tij brenda strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kontaktet me komunitetin ortodoks në jug mund të kenë luajtur rol në këtë vendim.
Mjetet ushtarake të shtetit dukshëm po përdoren në bazë të ndikimit personal dhe etniko-fetar.