FLASH :

Shpërthim jashtë një banese në Tiranë, policia jep detaje të reja: Shënjestrës i është vrarë i vëllai, nipat e tij dyshohen të përfshirë në trafikun e drogës

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:35 në portën e jashtme të një banese në Tiranë. Policia njofton se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të dëmtuar.
Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në portën e jashtme të banesës së Tonin Qafës. Nga shpërthimi ka pësuar vetëm dëme materiale, duke përfshirë dëmtimin e derës së oborrit, xhamave të banesës dhe një automjeti.


Grupi hetimor ka dhënë detaje se në vitin 2009, Tonin Qafës i është vrarë i vëllai dhe që nga ai vit, familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi ishte shpërngulur në Amerikë. Gjithashtu bëhet e ditur se Toni Qafa u kthye së fundmi në Shqipëri.
Po ashtu hetimet po përqendrohen edhe te aktivitetet e nipave dhe fëmijëve të tij, disa prej të cilëve dyshohet të jenë të përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë, hetimet po vijojnë teksa policia po verifikon edhe kamerat e sigurisë në zonë.