FLASH :

Shpërthen vullkani në Kamçatka të Rusisë, hiri shkon në 3 kilometra lartësi! Rrezik ndërprerje të fluturimeve për në Alaskë

Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka të Rusisë ka lëshuar një kolonë hiri tre kilometra të lartë, duke paraqitur një kërcënim potencial për aviacionin vendas. Njoftimi është bërë nga Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s (KVERT), ndërsa është lëshuar edhe një kod portokolli rreziku për aviacionin.

Vullkani ndodhet 200 kilometra nga Petropavlovsk. “Kolona e hirit shtrihej 170 kilometra në juglindje të vullkanit”, vunë në dukje shkencëtarët. 

Në orët e fundit, raporton Alaska Public Media, hiri nga gadishulli rus ka shkaktuar anulimin e fluturimeve të Alaska Airlines për në Nome dhe Kotzebue.

Ndërkohë, në Alaskë pritet të zhvillohet edhe samiti midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.