Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike të ndarë në doza.
Arrestimi u krye në lagjen “28 Nëntori”, ku gjatë kontrollit fizik ndaj të riut, u sekuestruan 60 doza kanabis sativa të gatshme për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.







