Martesa e Shpat Kasapit dhe Selvije Jaos duket se po kalon një periudhë të vështirë. Dyshimet për një ndarje mes çiftit janë shtuar ndjeshëm pas një sërë veprimesh në rrjetet sociale. Çifti që janë bashkë prej vitesh dhe kanë një djalë, Roelin, nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që fansat e kanë interpretuar si shenjë ndarjeje.
Ndërkohë, një postim i Selvijes ka shtuar më tej dyshimet: “Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë… Nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju”, shkruan ajo, duke lënë të kuptohet për një betejë personale të rëndë. Nga ana tjetër, edhe Shpat Kasapi ka shpërndarë një video për projektin e tij më të ri muzikor, një baladë me tekstin “Nuk du me u nda”, që shumë e kanë lexuar si reflektim emocional.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për lajmet që qarkullojnë në media e rrjete sociale. Kujtojmë se çifti u zhvendos nga Shkupi në Tiranë mbi një vit më parë, ku Shpati nisi një jetë të re si biznesmen, ndërsa Selvija rrëfeu një histori të dhimbshme nga shtatzënia, duke zbuluar se humbi njërin prej binjakëve dhe pësoi pasoja shëndetësore serioze.
Historia e tyre ka nisur në mënyrë romantike, kur Selvija ishte grimere në një nga videoklipet e Shpatit. Ata u lidhën, u kuptuan dhe ndërtuan një familje që tani, mesa duket, ndodhet përballë një sfide të fortë.


