Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i pazakontë dhe disi komikndodhi në Zyrën Ovale, teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u përball me një koment për veshjen e tij. Gjatë takimit me Donald Trump, zgjedhja e një kostumi të zi nga Zelensky u vu re nga gazetari Brian Glenn i “Real America’s Voice”, i cili dikur e kishte ironizuar presidentin ukrainas për veshjen ushtarake në vizitën e mëparshme në Shtëpinë e Bardhë.
“Dukesh fantastik me atë kostum,” i tha Glenn, duke përsëritur të njëjtën kritikë të mëparshme. “Thashë të njëjtën gjë,” ndërhyri me të qeshur Trump. Por këtë herë, Zelensky nuk e la pa përgjigje. Me një batutë që shkaktoi të qeshura, ai iu drejtua gazetarit: “Edhe ti je me të njëjtin kostum si herën e kaluar. Unë ndryshova, ti jo.”
Zgjedhja e veshjes së Zelenskyt ishte diskutuar paraprakisht mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, me mirëkuptimin që ai të mos mbërrinte i veshur me bluzën e zakonshme të gjelbër ushtarake. Në vizitën e mëparshme, uniforma ushtarake e Zelenskyt kishte shkaktuar pakënaqësi tek Trump, i cili ishte tallur duke thënë se ishte “veshur tërësisht për luftë”.
Herën e parë, gazetari ironizoi Zelenskyn pse vishej si në luftë edhe kur ndodhej në Amerikë, duke e akuzuar se po bënte “show”. Edhe këtë herë u përpoq të kapet pas së njëjtës temë, por Zelensky i mbylli gojën me një batutë: “Edhe ti je me të njëjtin kostum si herën e kaluar. Unë ndryshova, ti jo.”