FLASH :

Shoferi me Mercedes AMG terrorizon banorët në orën 3 të natës në Spille , ja momenti kur e ndalon policia

Është ora 3 e natës kur në rrugën kryesore turistike të Spilles , një shofer i papërgjegjshëm me Mercedez AMG garon , duke shkaktuar një ndotje të madhe akustike. Një person ka bërë një denoncim dhe policia ka ardhur menjëherë të shkoj dhe të ndëshkoj shoferin e papërgjegjshëm.
Zhurma ka alarmuar banorët dhe pushuesit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Sipas denoncimit të bërë nga një qytetar, mjeti kryen manovra me zhurmë të theksuar ndërsa qarkullimi në zonë është i ulët. Dëshmitarë thonë se situata zgjati disa minuta, duke prishur qetësinë publike në kulmin e sezonit turistik.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se policia është thirrur menjëherë dhe ka shkuar në zonë për të verifikuar rastin dhe për të identifikuar drejtuesin e mjetit. Sipas denoncuesit, organet e rendit kanë marrë masa ndaj shoferit, por detajet zyrtare për sanksionet e aplikuara nuk janë bërë ende publike.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë orarin e qetësisë dhe rregullat e Kodit Rrugor, që ndalojnë zhurmat e tepruara dhe sjelljet e rrezikshme, veçanërisht në zona të banuara dhe turistike.