Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Partizani” të Shkodrës, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke lënë të plagosur pronarin e saj. I dëmtuari, shtetasi A. J., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, të cilat mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor është në terren dhe pritet të marrë edhe dëshminë e të lënduarit për të sqaruar rrethanat e shpërthimit.