Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në rrugë gjatë dy javëve të fundit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat, janë vendosur 1958 masa administrative dhe janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, ndërsa 9 të tjerë janë marrë nën hetim për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga shkeljet më të shpeshta rezultojnë:
– 166 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurimit
– 155 për mungesë të kaskës mbrojtëse
– 39 për përdorim të celularit në drejtim
– 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
– 13 për xhama të errësuar
– 260 për parakalime të gabuara
– 501 për ndalim ose qëndrim të gabuar
– 94 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
– 702 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Policia bën thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit, sidomos në kushtet e rritjes së fluksit rrugor gjatë sezonit turistik.