Një teori e re tronditëse sugjeron se Toka, sistemi diellor dhe e gjithë galaktika jonë – Rruga e Qumështit – mund të ndodhen në qendër të një “vrime” të madhe kozmike, një zonë miliarda vite dritë të gjerë, me dendësi më të ulët se pjesa tjetër e universit. Sipas studiuesve, kjo mund të shpjegojë pse universi duket se po zgjerohet më shpejt sesa pritej – një problem i njohur si “Tensioni i Hubble-it”.
Shkencëtarët pohojnë se kjo zonë e zbrazët (void) krijon një iluzion optik: për shkak se hapësira brenda kësaj vrime zgjerohet më shpejt, duket sikur gjithë universi po përshpejton zgjerimin. Kjo do të përjashtonte nevojën për teorinë e Energjisë së Errët, që prej vitesh përdorej për të shpjeguar këtë fenomen.
Megjithëse modeli standard i universit sugjeron shpërndarje të barabartë të materies, matjet më të fundit të valëve akustike të mbetura nga Big Bengu (BAO) mbështesin ekzistencën e kësaj vrime. Sipas astronomit Dr. Indranil Banik, është 100 milionë herë më e mundshme që ndodhemi në një vrimë sesa në një univers të njëtrajtshëm. Nëse provohet, kjo teori do të ndryshonte rrënjësisht kuptimin tonë për strukturën e kozmosit.







