Shkëlqim dhe Elegancë në Ballon e 67-të të Operës së Vjenës

Debutantet mahnitëse dhe të ftuarit glamurozë festuan deri në orët e para të mëngjesit në Ballon e 67-të të Operës së Vjenës, e mbajtur të enjten në Wiener Staatsoper.

Ngjarja historike, e cila daton që nga viti 1814, shndërron operën e famshme në një sallë madhështore balloje për një natë të paharrueshme. Pjesëtarët e moshës 18 deri 24 vjeç, parakaluan me elegancë, ndërsa të ftuar ishin edhe fytyra të njohura, si modelja Leni Klum, e cila shkëlqeu me një fustan të kuq me xixa dhe bizhuteri diamanti.

Në mesin e yjeve ishte edhe modelja e Victoria’s Secret, Candice Swanepoel, e veshur me një fustan të bardhë sateni dhe një gjerdan të shndritshëm, si dhe aktori i “Gossip Girl”, Ed Westwick.

Candice Swanepoel, Ed Westwick dhe Leni Klum

Këtë vit, ngjarja u mbajt për herë të parë pas ndarjes nga jeta të miliarderit austriak Richard Lugner, i njohur për jetën e tij ekstravagante dhe për shoqërimin e yjeve botërore në ballo. E veja e tij, Simone Lugner, mori pjesë e veshur me një fustan blu mbretëror dhe aksesorë të artë.

Simone Lugner dhe Richard Lugner

Përgatitjet për këtë event madhështor zgjasin me javë, me 144 çifte të reja që kalojnë orë të tëra në prova për të perfeksionuar vallet e tyre. Çmimi i hyrjes për këtë ngjarje fillon nga 395 euro, ndërsa një lozhë private mund të kushtojë deri në 23,600 euro.

Balloja, e cila nis në orën 22:00 me shfaqjen e presidentit austriak në ballkonin perandorak dhe ekzekutimin e himnit kombëtar dhe atij evropian, përfundon rreth orës 05:00. Momentet më të pritura të mbrëmjes janë performanca e debutantëve dhe vallet tradicionale të Vjenës, të cilat i japin këtij eventi një magji të veçantë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *