Reshjet e shiut fikin zjarret edhe në qarkun e Dibrës.
Burimet informojne se katër vatrat e zjarrit në Lurë, Mali i Dejës, Zall-Gjoçaj dhe Bulqiza, tashmë janë të fikura.
Qarku i Dibrës ka qenë një nga zonat kritike të vatrave të zjarreve, ku janë shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje dhe bimësi, kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme.