FLASH :

Shisnin drogë në Korçë, arrestohen 3 persona – mes tyre edhe një çift bashkëshortësh (EMRAT)

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytet, mes tyre edhe një çift bashkëshortësh.

Të arrestuarit janë identifikuar si Olger Shullëri, Zini Çiço dhe bashkëshortja e tij J. Çiço. Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas shpërndanin në doza kanabis dhe kokainë në zona të ndryshme të Korçës.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar dhjetëra doza lëndësh narkotike, 2 automjete, 3 telefona celularë si dhe një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti kriminal.

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm të shpërndarjes dhe bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të goditjeve ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Next”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: 

 Z. Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë;

O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer shtetasi Z. Ç., dhe gjatë kontrrollit fizik ndaj tyre, kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.  

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Ç., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje. 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.