FLASH :

Shifrat e urisë në Gaza/ Një në tre banorë nuk konsumojnë ushqim për disa ditë rresht

Shifrat e krizës ushqimore në Rripin e Gazës janë alaramante. Nga tani deri në shtator, nëse situata nuk përmirësohet, 470 mijë njerëz do të vdesin urie.

Në një artikull të botuar në Jerusalem Post në janar 2021, kryeministri i atëhershëm izraelit Benny Gantz shkroi, duke kujtuar kohën e tij në ushtri, tha se “në çdo fushatë ushtarake që drejtoja, nëna ime më thoshte gjithmonë të kujtohesha të ofroja ndihmë humanitare, ilaçe dhe ushqim për popullsinë civile në anën tjetër”.

Është një mësim që një ish-ushtar tjetër, kryeministri aktual Benjamin Netanyahu, duket se e ka injoruar në luftën kundër Gazës. Mendoni vetëm për pranverën e kaluar, kur për dy muaj e gjysmë, nga marsi deri në mesin e majit, Izraeli bllokoi hyrjen e ushqimeve, ilaçeve, karburantit dhe mallrave të tjera të domsodoshme në Rripin e Gazës. Këto hyrje rifilluan në fund të majit, shumë ngadalë. Kombet e Bashkuara theksojnë se në Gaza gjatë një dite duhet të hyjnë 500 dhe 600 kamionë për të përmbushur nevojat e popullsisë . Mesatarja për javët e fundit ka qenë 69 hyrje në ditë.