FLASH :

Sherri për kujdestarinë e vajzës me Arbenitën, Fero mesazh Ninës: Gati një vit pa të parë! Ndoshta e ke harruar se kush është babai yt

Prej kohësh, Arbenita Ismajli dhe Fero përballen për kujdestarinë e vajzës së tyre Nina, për të cilën gjykata ka vendosur që të qëndrojë me nënën e saj.

Dhe reperi, i cili hoqi dorë nga muzika për t’u përkushtuar fesë, por iu rikthye sërish skenës, i ka dedikuar një mesazh të bijës.

Ai shprehet se ka kaluar gati 1 vit pa e takuar dhe se ndoshta Nina e ka harruar. Fero shkruan se me vendimin që vajza të qëndrojë larg tij iu është bërë padrejtësi.

“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”, shkroi Fero.

Reperi shtoi krahas postimit në InstaStory edhe hashtagun #shtetikorruptuar.

-640-0-xfgjkfhkhfklhkgl-1754386090