Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku dy të moshuar janë zënë me njëri-tjetrin.
Ata kanë qenë duke luajtur me domino, ndërsa në lojë e sipër kanë humbur gjakftohtësinë dhe kanë nisur të konfliktohen mes tyre.
Zyrtarisht mësohet se një 67-vjeçar ka përfunduar në spital pasi shoku i tij ka tentuar ta djegë me benzinë.
Dy burrat në moshë, njëri 65 e tjetri 67 vjeç kanë qenë duke luajtur domino pranë sheshit “Pranvera” në Durrës.
Ata janë zënë duke akuzuar njeri-tjetrin për hile në lojë dhe në gjaknxehtësi situata ka degraduar fillimisht në konfrontim verbal dhe më pas në fizik.
Burrat i kanë thënë njëri-tjetrit se kanë bërë hile në lojë, e më pas çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit.
Teksa autori 65 vjeçar, I.R. Ka përfunduar në polici, nën pranga, i dëmtuari 67 vjeçar ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.