Roza Lati bën pjesë tek ato personazhe që flet gjithnjë hapur dhe pa komplekse në ekran, edhe kur tema është delikate. E duket se deklaratat e saj të fundit, kanë sjellë jo pak zhurmë në rrjet. Moderatorja e njohur u shpreh për sfidat, rritjen personale dhe punën me veten.

Lidhur me një postim të bujshëm të saj ‘më është shpifur televizioni’, të cilin portalet e komentuan se lidhej me Heidi Bacin, ajo u shpreh se s’ka asgjë personale me ish-banoren e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

“S’ka asgjë personale me vajzën, ka edhe televizione të tjera që marrin prezantuese që s’dinë të flasin… Mendoj se syri i publikut është shumë i shkathët, ashtu siç jemi rrahur ne duke bërë televizion dhe syri i publikut është rrahur duke parë, rrjetet sociale ia ka hapur sytë, publiku e ka parë si kanë degraduar televizionet shqiptare. E kisha gjenerale. Siç më është shpifur mua”, tha Roza, e cila gjithashtu ka qenë në reality show së bashku me Heidin.

Përplasja mes dy vajzave, nisi sezonin e shkuar, kur Heidit iu besua moderimi i një formati, për të cilin më herët I ishte premtuar Rozës. Madje në atë kohë, moderatorja kishte bërë edhe një audicion, në këtë format, duke u përgatitur kështu që të merrte përsipër spektaklin. Por teksa Roza ka qenë duke u përgatitur për të nisur, emri i Heidit ka dalë nga hiçi.

Ndonëse në Itali, Heidit i ka shkuar ftesa për të moderuar formatin, duke larguar kështu Rozën, lëvizje kjo që ka sjellë pakënaqësi tek kjo e fundit. Kjo ka sjellë edhe përplasjen e ashpër virtuale.

Nga ana tjetër, Heidi ka preferuar që mos të flasë, duke lënë gjithçka të kalojë në heshtje. Duke dashur që mos të merret më me këtë temë, Roza ka vijuar të flasë për të tjera fenomene të ditëve të sotme.

Lidhur me vajzat që shesin trupin për lekë, Roza u shpreh: ‘Më përpara kam pasur revoltë. Tani më është dashur të punoj në televizion me vajza që shesin trupin për lekë. Unë jam paragjykuar si gocë ekrani. Kam njohur vajza të tilla, kam kuptuar dhe për sa kohë janë njerëz që e shesin trupin por në tavolinë nuk bëjnë tangërllëk, atëherë kanë jetën e tyre. Prostitucioni është zanati më i vjetër në rruzullin tokësor. Nëse vajzat zgjedhin këtë, por në tavolinë nuk sillen keq me mua, është puna e tyre’, -u shpreh Roza, duke preferuar që mos të përmend emra se për kë i kishte këto akuza të forta.






