Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ali Demit, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në ambientet e një picerie. Dyshohet se i mituri është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe më pas është plagosur me armë. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, por për shkak të hetimeve në vijim, identiteti i tij nuk bëhet ende publik.
Sipas burimeve, 15 vjeçari punonte si kamerier ne picerine ku ndodhi ngjarja. Ndersa plagosja dyshohet te kene ndodhur aksidentalisht gjate sherrit, pasi 15 vjeçari dhe autori nuk kane pasur debate te mëparshme. Ndersa sherri ka qene me persona te tjerë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.