Një konflikt mes dy turistësh ka ndodhur në plazhin e Ksamilit më 23 korrik, duke përfshirë një 36-vjeçar nga SHBA dhe një 30-vjeçare nga Austria. Shkaqet e sherrit mbeten të paqarta, por Policia e Sarandës njoftoi se bëhet fjalë për motive të dobëta. Të dy turistët janë proceduar penalisht dhe materialet janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë, në një rast tjetër, është proceduar edhe shtetasi L. B., 48 vjeç, banues në Sarandë, i cili u kap duke kryer punime në një objekt ndërtimi në lagjen nr. 1, jashtë fashës orare të lejuar nga Bashkia. Policia vijon kontrollet për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit turistik.







