FLASH :

Shëngjin/ Banesa e familjes Guri shkrumbohet nga flakët, dyshohet shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në qytetin bregdetar të Shëngjinit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarri ka shkrumbuar të gjitha orenditë e shtëpisë së familjes së Qemal Gurit, ndërsa fatmirësisht në momentin e rënies së flakëve askush nga familjarët nuk ndodhej brenda.

Sipas një të afërmeje të familjes, zjarri është vënë re nga fqinjët dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.