FLASH :

Shembja në rrugën në ndërtim të Dukagjinit, publikohen pamjet nga momenti kur masivi shkëmbor bllokon aksin 

Janë publikuar pamjet nga shembja e një masive shkëmbor në rrugën Kir –Ndërlysaj, në aksin i cili është në ndërtim! Një masiv shkëmbor bie mbi rrugë dhe bllokon aksin që lidh disa fshatrat e Dukagjinit.

Pamjet i ka publikuar deputetja e PD-së Gerta Bardeli, e cila shkruan se të pranishmit kaluan momente frike dhe tmerri.

“Sot momente frike dhe tmerri në rrugën Kir – Ndërlysaj! Pamjet flasin vetë!”, shkruan deputetja e PD-së.