FLASH :

Shehaj prezanton deputetët në Vlorë: Këtu kam zemrën!

Agron Shehaj, model i një politikani të ndershëm dhe transparent, vijon të dëshmojë se të bësh politikë nuk ka nevojë për mashtrime dhe para të pista.

Ditën e sotme lideri i “Partia Mundësia”, ka zhvilluar një takim në qytetin e Vlorës ku ka prezantuar dhe kandidatët për deputetë në këtë qark.

“Në Vlorë, aty ku kam zemrën dhe rrënjët!

Sot pata kënaqësinë të prezantoj kandidatët tanë për deputetë të Qarkut të Vlorës tek strukturat tona në Vlorë. Mesazhi ynë është i qartë: më pak shtet, më pak taksa, më shumë liri!

Na besoni, sepse bashkë do të sjellim drejtësi dhe mundësi për çdo shqiptar!” – është shprehur Shehaj.

Kujtojmë se pak ditë më parë ai reagoi nga Mar-a-Lago, në rrjetin e tij social Facebook duke ju dhënë një mesazh qytetarëve se nuk mund të presim gjithmonë nga SHBA-të, por duhet të jemi ne të parët që duhet të bëjmë për vendin tonë.