FLASH :

Shehaj mbyll fushatën në Tiranë: Më pak shtet dhe të ç’rrënjosim korrupsionin

Agron Shehaj ka mbyllur sot zyrtarisht fushatën elektorale në Pallatin e Kongreseve, në një ambient të mbushur plot me njerëz dhe entuziazëm. Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi: “Do ta ndryshojmë këtë vend duke pasur një shtet më pak të pranishëm tek qytetarët dhe duke çrrënjosur korrupsionin.”

Në një moment të papritur, një qytetar nga salla ka thirrur: “Rama ik!”
“Si the se nuk të dëgjova?” – ka reaguar Shehaj, për të marrë sërish përgjigjen nga qytetari: “Rama ik!”

Më tej, Agron Shehaj ka shtuar:
“Një të ardhme ku kushdo që do t’ja dalë me punë mund të besojë se suksesi arrihet pa pasur nevojë të përballet me një burokraci të fryrë, pa pasur nevojë t’i shtrijë dorën zyrtarëve të korruptuar, pa pasur nevojë të paguajë taksa që nuk i kthehen në shërbime. Të heqësh shtetin nga kurrizi i shqiptarëve nuk është thjesht një premtim, është një vizion, është zgjidhja për ta bërë Shqipërinë një vend të pasur.”