FLASH :

SHBA/ Tre oficerë policie vriten me armë gjatë një operacioni në Pensilvani! 2 të tjerë në gjendje të rëndë

Tre oficerë policie u vranë dhe 2 të tjerë mbetën të rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri, në Pensilvani.

Ngjarja u regjistrua në York, kur efektivët e policisë kishin shkuar në zonë për ekzekutimin e një urdhër arresti – pas një akuze të ngritur për përndjekje dhe hyrje pa leje në pronë private.

Shefi i Policisë Shtetërore, Christopher Paris, njoftoi incidentin, duke shtuar se personi, i cili ende nuk është identifikuar, vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me oficerët.

Ai gjithashtu nuk i identifikoi emrat e oficerëve ose vendin ku punonin, duke thënë vetëm se janë pesë oficerë të zbatimit të ligjit në Qarkun e Yorkut.

Nuk do të pushojmë derisa të kemi kryer një hetim të plotë dhe tërësor për këtë çështje, tha Paris.

Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi e quajti dhunën kundër policisë “një plagë për shoqërinë tonë”.