FLASH :

SHBA pezulloi dialogun me Kosovën, Abdixhiku e Haradinaj takim në ambasadën amerikane

Duket se vendimi i ShBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, ka bërë bashkë liderët e tri partive ish-opozitare për takim në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së kanë pasur takim me përfaqësues amerikanë rreth orës 15:00.

Ky takim po mbahet pak kohë pasi ShBA-ja njoftoi për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën “për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e Qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, siç u tha në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së.