Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, raportoi sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit gjatë vitit 2024. Në këtë raportim kanë qenë të pranishëm dhe përfaqësues të ambasadës amerikane si edhe një prokuror i OPDAT.
Raporti i plotë është depozituar gjithashtu në Kuvendin e Shqipërisë.
Të tjera sinjale të forta vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbështetje të drejtësisë shqiptare. Kur mendohej se mund të kishte një shprese si nga qeveria ashtu dhe nga opozita mbi një tërheqje të mundshme të SHBA-ve nga mbështetja për institucionet e drejtësisë shqiptare, kjo në mënyrë që të mbronin plaçkën e vjedhur apo pasuritë e vëna me krim dhe korrupsion gjithë këto vite, po rezultojnë se po bien poshtë këto mite.
Dumani evidentoi një sërë zhvillimesh dhe të dhënash domethënëse për vitin që lamë pas. Ai bëri edhe kritika në drejtim të Policisë së Shtetit, duke theksuar se kallëzimet janë përgjysmuar nga kjo strukturë, ndërsa qytetarët janë bërë më aktivë në denoncime.
Të dhënat kryesore nga raportimi:
– Hetim ndaj 33 ish-zyrtarëve të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim.
– Për 10 funksionarë të lartë, janë dhënë vendime të formës së prerë.
– Janë sekuestruar pasuri me vlerë 65.5 milionë euro.
– Vetëm 9.7% e të paraburgosurve përfundojnë në këtë status, një tregues për sfidat në fazën hetimore.
“I vetmi institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK me ngjarjet që jemi ballafaquar në 2024, por edhe gjatë 2025. Pavarësisht sfidave s’e kemi ndaluar punën duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, tha Dumani.
“Në lidhje me krimin e organizuar, gjatë 2024 kanë pësuar një trend rritës çështjet e hetuara dhe të përfunduara. 18.8% rritje të procedimeve penale krahasuar me 2023. Një rritje me 35% vërehet edhe me hetimet e përfunduara krahasuar me 2023. Ka një përmirësim te vazhdueshëm në përfundimin e hetimeve. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë te lartë, 2 prej tyre në 2 procedime te ndryshme secili.
33 ish-zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim gjatë vitit 2024, u shpreh kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor. Ndërkohë, për 10 funksionarë të lartë, ka pasur vendime të formës së prerë, shtoi ai.
Dumani kritika Policisë: U përgjysmuan kallëzimet, qytetarët denoncuan më shumë! Vetëm 9,7% e personave të paraburgosur! 65,5 mln pasuri të sekuestruara
Kreu i Prokurorisë së Posaçme ngriti përsëri sot kritika ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me bashkëpunimin në kallëzimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin, rreth çështjeve të kallëzuara.
Ai tha gjatë raportimit në KLP se pothuajse janë përgjysmuar kallëzimet e Policisë së Shtetit në krahasim mes viteve 2023 dhe 2024. Madje sipas tij më shumë referime dhe kalëlzime kanë bërë qytetarët në krahasim me uniformat blu.
Altin Dumani tha se SPAK ha hetuar gjatë viti 2024 një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Ai tha se janë vënë në hetim 33 ish zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjyukim. Për 10 funksionarë të lartë, tha Dumani, gjatë vitit të kaluar janë dhënë vendime të formës së prerë.
“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë..”
Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme…Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme.”, tha Dumani.