FLASH :

Shantazhonin policin me video intime me një 16-vjeçare/ Zbulohen 2 të rinjtë, shoqërohen mbi 5 persona

Dy djem kanë shantazhuar një efektiv të policisë së Përmetit me inicialet A.A., 56 vjeç.

Ata kanë kërkuar një shumë parash me pretendimin se dispononin një video intime të efektivit të policisë me një 16-vjeçare me inicialet S.K.

Në video janë të dy personat në fjalë duke kryer veprime intime virtualisht.

Burime bëjnë me dije se askush nuk ka bërë kallëzim në polici, por kjo ngjarje është zbuluar nga persona të tjerë dhe është referuar në prokurori. Gjithashtu, mësohet se në ambientet e DVP Gjirokastër është shoqëruar një prej djemve, ndërsa për efektivin e policisë nuk dihet asgjë.

Nga strukturat e DVP-së, në bashkëpunim me AMP-në, filluan verifikimet, identifikuan personat e përfshirë dhe po dokumentohet ngjarja.

Mësohet se janë shoqëruar 5-6 persona për ngjarjen në fjalë.